Ministri Spasovski ndaj deputetëve të VMRO-së: Keni vjedhur në çdo tender, e keni kursyer në kapëse letrash

Para 18 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski ka lexuar ekspozenë e interpelancës së ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit, transmeton Portalb.mk.

Sipas ekspozesë, ministri Spasovski akuzohet se ka realizuar tenderë të paligjshëm për vetura në MPB, për nepotizëm, për selektim të arrestimeve dhe për pasiguri të qytetarëve.

Ndaj kësaj ka reaguar ministri Spasovski, i cili shtjelloi për siç e quajti ai, “gjendjen katastrofale që e gjeni në MPB”.

“Nuk ka tenderë që nuk keni vjedhur. Në kapëse letrash keni kursyer. Nga ndërmarrjet e pastrimit keni kursyer nga milionë euro për çdo vit. Çavkov për 700 mijë euro ka blerë 25 vetura për MBP-në. Për milionë euro në kohën time janë blerë 45 vetura të njëjta”, tha Spasovski.

Interpelanca e Spasovskit, është pika e vetme e rendit të ditës së seancës 86-të, pasi paraprakisht u anulua disa herë, për shkaqe që nuk dihen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button