Plagosja e policit në Shqipëri, u ndaluan edhe dy persona të tjerë

Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat dy shtetas të tjerë të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme, ku mbeti i plagosur një efektiv i FNSH-së, njofton TCH.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier.

Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:
L.Z, 42 vjeç, banues në Fier.
E.K, 37 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë për të njëjtat vepra penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button