Solskjaeri për golin e Xhakës: Ishte nga ato goditjet braziliane (VIDEO)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka lavdëruar mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka për supergolin në kryendeshjen e sotme.

Xhaka shënoi një gol të bukur në pjesën e parë në fitoren 2 me 0 të Arsenalit. Ai me gjuajtje maestrale nga distanca la të fjetur portierin spanjoll David De Gea.

“David De Gea është i zhgënjyer çdo herë që pëson gol. Topi lëvizi aq çuditshëm dhe dukej sikur po shkonte në të majtë të Davidit, por ndryshoi drejtim”, ka thënë ai për SkySports pas takimit.

Për BBC-në, Solskjaer ka thënë se gjuajtja e Xhakës ishte “një nga ato goditjet braziliane”.

“Është një gjuajtje e mirë dhe topi lëvizë”, ka thënë më tej ai.

Solskjaer ka thënë se është i zhgënjyer për rezultatin, por jo për performancën e lojtarëve të tij.

Me këtë fitore, Arsenali del i katërti në tabelë, teksa United mbetet i pesti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button