Dilemat për dialogun Kosovë – Serbi pa ‘vija të kuqe’

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që “nuk duhet të ketë vija të kuqe” lidhur me çështjet që mund të parashtrohen në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do ta zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, ka rihapur debatet lidhur me qasjen që duhet ta ketë Kosova ndaj dialogut, njofton REL.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, thonë se etapa finale e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë delikate dhe komplekse, ndërkaq që çështjen e “vijave të kuqe” në dialog, e shohin nga kënde të ndryshme.

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë që për shkak të kompleksitetit që do ta ketë finalja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, faktorët ndërkombëtarë vendimmarrës, nuk kanë predispozita që të flasin për ‘vija të kuqe’, për shkak se ato do të pamundësonin dialogun dhe krijimin e një hapësire për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Në këtë kontekst, sipas tij, duhet parë edhe qëndrimin e SHBA-së për të mos pasur vija të kuqe në negociata.

“Nëse palët fillojnë të vendosin vija të kuqe, qoftë Kosova, Serbia apo përfaqësuesit e fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, atëherë kjo do ta zvogëlonte hapësirën për një epilog, sepse do të ishte e pritshme që pozicionet të janë krejtësisht të kundërta. Pra, vijat e kuqe të Kosovës dhe vijat e kuqe të Serbisë nuk do të mund të puqeshin kurrë. Prandaj edhe çdo tentim për gjetjen e një zgjidhjeje do të ishte utopi”, thekson Muhaxhiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button