Regjimi i Asadit ka sulmuar një qendër të Mbrojtjes civile

Regjimi i Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani kanë vendosur në objektivin e sulmeve artilerike një qendër të Mbrojtjes civile në “Zonën për uljen e tensioneve” në Idlib ku si pasojë ka humbur jetën një punonjës i Mbrojtjes civile, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit kanë kryer sulme me artilerinë e topave kundër qendrës së Mbrojtjes civile (Beretat e Bardha) në rajonin Morik brenda “Zonës për uljen e tensioneve” në Idlib.

Si pasojë e këtij sulmi ka humbur jetën një punonjës i Mbrojtjes civile ndërsa qendra ka mbetur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të rënda.

Po ashtu edhe Observatori i opozitarëve për vëzhgimet e avionëve në Jisr al-Shughur dje njoftoi se një qendër e Mbrojtjes civile u dëmtua rëndë ku humbi jetën një vullnetar si pasojë e sulmit të kryer nga një avion luftarak i Rusisë.

Të paktën 117 civilë e kanë humbur jetën dhe më shumë se 342 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore dhe tokësore që regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij kanë kryer që nga fillimi i këtij viti e deri më tani ndaj venbanimeve civile brenda “Zonës për uljen e tensioneve” në Idlib.

Pavarësisht Marrëveshjes së Soçit të nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë për të forcuar armëpushimin në Idlib, regjimi sirian ende vazhdon sulmet me ndërprerje. Rusia, e cila në kuadër të Marrëveshjes së Astanas është vendi garantues i regjimit të Asadit, ka përgjegjësinë për parandalimin e sulmeve të regjimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button