Presidenti i Iranit Rouhani nesër për herë të parë udhëton në Bagdad

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani nesër do të udhëtojë për vizitën e parë zyrtare në Irakun fqinj, raporton Anadolu Agency (AA).

I përballur me presion gjithnjë e më të madh nga radikalët djathtistë në Iran për shkak të rivendosjes së sanksioneve amerikane, Rouhani nesër do të fillojë vizitën zyrtare në Bagdad.

Vizita e Rouhanit është gjithashtu një lloj reagimi ndaj vizitës së dhjetorit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili atëherë tha se forcat amerikane në Irak ishin të angazhuara për të vëzhguar Iranin.

Kryediplomati iranian Javad Zarif sot udhëtoi në Bagdad për të përmbyllur të gjitha përgatitjet për vizitën historike të Rouhanit.

Ai tha se kjo është një vizitë historike e cila do të forcojë më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis Iranit dhe Irakut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button