Amerikanët e kanë ndarë mendjen rreth lidhjeve të Trumpit me Rusinë

Vetëm një numër i vogël amerikanësh nuk e kanë ndarë ende mendjen rreth asaj nëse ekipi zgjedhor i Donald Trumpit më 2016 ishte koordinuar me zyrtarët rusë, ka bërë të ditur një sondazh i ri i “Reuters/ Ipsos”, që ka shpërfaqur në të njëjtën kohë ndasitë e thella në SHBA, para zgjedhjeve presidenciale të 2020-s.

Tetë nga dhjetë amerikanë e kanë dhënë menjëherë mendimin rreth lidhjeve të ekipit të Trumpit me Moskën, derisa vetëm dy nga dhjetë të anketuar duket të jenë të pavendosur, është bërë e ditur nga anketa e publikuar të premten, raporton Reuters.

Pothuajse gjysma e amerikanëve besojnë se presidenti Trump ka tentuar që t’i ndalë hetimet federale të fushatës së tij, ka gjetur anketa, transmeton “Koha Ditore”.

Këshilltari special, Robert Mueller, pritet që së shpejti të përmbyllë hetimet e veta rreth akuzave amerikane se Moska kishte ndërhyrë në procesin politik amerikan, ashtu si edhe lidhjeve të ekipit të Trumpit dhe pengimit të mundshëm të drejtësisë. Moska dhe Trumpi i kanë mohuar akuzat.

Sondazhi i “Reuters/ Ipsos” ka përcjellë opinionin publik rreth hetimeve që nga koha kur Muelleri u caktua hetues, në maj të 2017-s. Caktimi i tij erdhi pas shkarkimit nga Trumpi të shefit të FBI-së, James Comeyt. Në sondazh janë marrë qëndrimet e më shumë se 72.000 amerikanëve të moshës madhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button