Është përplasur aeroplani në Etiopi – asnjë i mbijetuar

Një aeroplan i linjës ajrore të Etiopisë është përplasur menjëherë pas nisjes nga Addis Ababa, duke lënë të vdekur të gjithë pasagjerët dhe ekipin, raportojnë autoritetet.

Sipas raportimeve, 149 pasagjerë dhe 8 pjesëtarë të ekipit të fluturimit besohet se kanë qenë në fluturimin ET302 nga kryeqyteti Nairobi, transmeton REL.

Në aeroplan ishin 33 nacionalitete të ndryshme, transmeton REL.

Një dëshmitar tha për BBC se kishte parë një zjarrë të fuqishëm që ka goditur tokën.

“Shpërthimi dhe zjarri ishin aq të forta sa nuk kemi mundur as të afrohemi. Gjithëcka u djeg”, tha dëshmitari.

Kryeministri Abiy Ahmed ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave.

Në një njoftim më herët, kompania ajrore tha se kërkim-shpëtimi po zhvillohet rreth zonës ku është përplasur aeroplani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button