Brandon Ingrami i Lakersave i dha fund sezonit për shkak të trombozës

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, Brandon Ingram i dha fund sezonit në ligën NBA. Ingram fillimisht u ankua për dhimbje në shpatullën e djathtë, por doli të ketë trombozë venoze, raporton Anadolu Agency (AA).

Lakers të cilët në 10 ndeshjet e fundit shënuan 8 humbje, prej të cilave 5 disfata të njëpasnjëshme, deri diku janë larguar nga play-off-i, ndërkaq në listën e lojtarëve të lënduar pas Lonzo Ball, Tyson Chandler dhe Kyle Kuzma, iu bashkua edhe Brandon Ingram.

Klubi përmes një njoftimi thekson se 21-vjecçari Ingram, nga 3 marsi nuk ka luajtur për shkak të dhimbjeve në shpatullën e djathtë, duke shtuar se më pas u konstatua tromboza për shkak të së cilës deri në sezonin e ardhshëm nuk do të shfaqet në tapet.

Ingram në 52 ndeshje gjatë këtij sezoni ka regjistruar mesatare prej 18,3 pikë dhe 5,1 kërcime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button