Udhëtim me biçikletë nga Shkupi në Çanakala për dëshmorët e rënë në Çanakala (VIDEO)

Me rastin e 18 marsit 104 vjetorit të Fitores së Çanakalasë 7 persona nga vende të ndryshme të Ballkanit janë mbledhur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, për të nisur udhëtimin me biçikleta në Çanakala, raporton Anadolu Agency (AA).

Me iniciativën e Shoqatës Bjeshkatare Ekologjike nga Shkupi, 7 persona nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Sanxhaku dhe Bosnjë e Hercegovina, pasi janë mbledhur në Shkup dhe kanë falur namazin e sabahut, grupi që mbante flamuj të Turqisë në biçikletat e tyre dhe nën shoqërimin e tekbireve janë nisur rrugës drejt Çanakalasë.

Sami Emin nga Shkupi në një deklaratë tha se turq, shqiptarë dhe boshnjakë së bashku do të mbërrijnë në Çanakala. “Me rastin e 104 vjetorit të Fitores së Çanakalasë 7 persona nga Sarajeva, Mali i Zi, rajoni i Sanxhakut, Kosova, Shqipëria nisemi nga Shkupi drejt Çanakalasë me biçikleta për të mos e harruar atdheun, të cilin e kemi përkujtim nga paraardhësit tanë”, tha ai.

Ai tha se vendimin për të realizuar këtë udhëtim e kanë marrë pas tentimit për grusht shteti të 15 korrikut nga organizata terroriste FETO. “Edhe sot është i njëjtë qëllimi i armiqve në Çanakala. Objektivat e tyre janë ndarja e Turqisë. Ata e kanë përçarë ummetin. Por, shpresojmë që ta kapërcejmë së bashku këtë sprovë”, tha Emin.

Ndërsa Qamuran Hirda nga Shkupi ka rikujtuar se në Çanakala kanë rënë dëshmorë rreth 35 mijë njerëz me origjinë ga Ballkani. “Në përkujtim të dëshmorëve do të pedalojmë me biçikleta nga Shkupi deri në Çanakala. Atje do të vizitojmë varrezat e dëshmorëve tanë nga Ballkani, do t’i vizitojmë varret e gjyshërve tanë që kanë luftuar dhe kanë rënë dëshmorë për Islamin”, tha Hirda.

Ai thotë se në kuadër të kësaj do t’i vizitojnë edhe varrezat e dëshmorëve të 15 Korrikut dhe se kanë planifikuar që në Çanakala të mbërrijnë brenda 7 ditëve.

Ismet Shkulj nga Bosnjë e Hercegovina shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen në këtë karvan dhe falënderoi organizatorët e këtij aktiviteti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button