Banka Botërore 165 milionë dollarë ndihma për Rohingyat në Bangladesh

Banka Botërore i ka miratuar Qeverisë së Bangladeshit 165 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët Rohingya nga Mianmari, raporton Anadolu Agency (AA).

Banka Botërore në njoftimin e saj thekson se ndihma do t’i jepet Bangladeshit me qëllimin e vetëm për të ndihmuar muslimanët të cilët ishin viktima të përndjekjes brutale nga rajoni i Arakanit në Mianmar.

Ajo gjithashtu potencon se ndihma është miratuar për projektet e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit, rrugëve, urave, kanalizimit dhe ndriçimit në rajonet Teknef dhe Ukhia Upazila në të cilën numri i refugjatëve Rohingya ka tejkaluar trefish popullatën lokale.

Muslimanët Rohingya, të cilët Kombet e Bashkuara i kanë përshkruar si pakica kombëtare më e rrezikuar në botë, po përballen me përndjekje në rritje që nga sulmet e vitit 2012.

Nën pretekstin e luftës kundër sulmeve militante ndaj pikave të kontrollit të policisë, ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë atë ditë filluan sulmet brutale ndaj Rohingyave, në të cilat mizorisht u vranë më shumë se 24.000 pjesëtarë të këtij komuniteti.

Sulmet u shndërruan në një formë klasike të spastrimit etnik ndërsa ushtria e Mianmarit dogji qindra fshatra muslimane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button