Guardiola Juventusit: Nëse nuk më shkarkojnë, rri tek City

Emri i Pep Guardiola ka përfunduar në listën e kandidatëve për pankinën e Juventus, në rast të mbylljes së raportit me Massimiliano Allegri. Por tekniku spanjoll ka shuar zërat menjëherë.

“Nuk e di përse media flasin për këtë gjë, e transformuan një tëeet në një lajm. Kam ende dy vjet kontratë këtu e do të largohem vetëm nëse më shkarkojnë. Edhe nëse më duan diku tjetër, mbetem tek City”, ka thënë Guardiola pas suksesit me Watford.

Kështu, të paktën për momentin duket se ajo e Guardiola është një hipotezë e pamundur, gjë që rrit edhe më shumë kreditet e Zinedine Zidane, që ka refuzuar një rikthim tek Real Madrid, pikërisht në pritje të mësojë zhvillimet në situatën e Allegri me bardhezinjtë. Ndërkohë, vetë Zidane ka mabërritur në Torino, ku ka hapur një qendër sportive me emrin e tij.

Pikërisht në qendrën Z5 të Mappano, trajneri francez është fotografuar me ish-miqtë e tij juventinë: Amoruso, Iuliano e Ciro Ferrara. Kushedi nëse kjo vizitë nuk është preludi i një rikthimi përfundimtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button