Kosovë, politika si “rrugë e shkurtër” për t’u bërë milioner

Profesioni më fitimprurës në Kosovë vlerësohet të jetë politika. Sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, disa zyrtarë të partive politike apo zyrtarë në institucione të larta, qofshin ato qendrore apo lokale, janë tashmë milionerë me pasuritë e tyre, kurse të tjerë hyjnë në kategorinë e njerëzve të pasur.

Edhe pse pagat e zyrtarëve të lartë shtetëror në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit sillen mbi 13 mijë euro në vit, pasuria e patundshme e deklaruar paraqitet prej qindra mija eurosh apo edhe pasuri milionëshe.

Mospërputhshmëria në mes pagës që marrin dhe pasurisë së deklaruar, sipas shoqërisë civile, krijon hapësirë për dyshime për pasuri të paligjshme.

Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se dyshon që pasuria e shumë politikanëve apo zyrtarëve shtetëror është e ndërlidhur me biznesmenë të cilët përfitojnë nga tenderët e institucioneve publike.

Edhe Hasan Preteni, drejtor i Qendrës për Etikë, Transparencë dhe Integritet në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, e quan paradoks këtë situatë. Ai dyshon se pasuria e disa zyrtarëve publik është fituar nga keqpërdorimi i pozitës zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button