Në një klub nate në Meksikë kishte sulm të armatosur, 15 të vdekur

Së paku 15 persona janë vrarë në një klub nate në provincën Guanajuato të Meksikës, që është rreth 350 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Mexico City, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sophia Huett Lopez, zyrtare e provincës meksikane Guanajuato, konfirmoi se në Salamanca ka patur një sulm të aramtosur në klubin e natës “La Playa”. Ajo tha se janë vrarë të paktën 15 persona, citojnë mediat lokale.

Po ashtu theksohet se një numër i madh janë të plagosur.

Policia dhe prokuroria akoma nuk janë prononcuar rreth rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button