Presidencialet në Maqedoni, dje ka përfunduar afati për gumbullimin e nënshkrimeve

Dje ka mbaruar afati për grumbullimin e më së paku 10 mijë nënshkrimeve, për kandidat në zgjedhje presidenciale 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), njofton Portalb.mk.

Deri tash, grumbullimin e nënshkrimeve e ka bërë, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, kandidati i përbashkët i 30 partive politike, Stevo Pendarovski, dhe kandidati i pavarur, Blerim Reka.

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri më 7 mars, më së shumti nënshkrime kanë mbledhur, Filip Petrovski  – 1.375 nënshkrime, Dimçe Petrovski – 537, Josiv Mirçevski – 12 dhe Gospodin Popovski – 29.

Kandidaturat për zgjedhe presidenciale do të shpallen zyrtarisht më 21 mars, më 1 prill do të fillojë fushata, ndërkaq rrethi i parë do të mbahet më 21 prill, kurse i dyti më 5 maj.

LEXO: Sa janë të pasur kandidatët presidencial?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button