Maskë me kafe dha kakao për fytyrë të freskët

Ndoshta edhe nuk e keni ditur se kafeja e përforcon lëkurën, i zvogëlon rrudhat dhe ënjtjen e fytyrës. 

Kakao në lëkurë të thatë I jep freski dhe e bën më të butë, dhe në të njëjtën kohë edhe e qetëson atë. Kur do ti kombinoni kafenë dhe kakao-n në një kombinim si maskë për fytyrë, do ta rritni edhe qarkullimin e lëkurës suaj.
Të bashkuara, këto përmbajtje e ushqejnë dhe e bëjnë të duket më të re lëkurën tuaj.

Përmbajtja e nevojshme:
4 lugë kos
2 lugë kafe e bluar
2 lugë kakao
1 lugë mjaltë

Si  ta përgatisim?

Në një filxhan I përziejmë të gjitha së bashkë dhe I bëjmë si krem, e lyejmë fytyrën dhe e mbajmë gjysmë orë derisa të thahet. Pastrimi bëhet me ujë të thjeshtë dhe fërkim të lehtë me duar, derisa maska të bie. Në fund pastrojeni fytyrën më ujë të ngrohtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button