Kriza në Shqipëri, Nishani: Mësim nga marrëveshja e 2017, ja një zgjidhje

Ish-presidenti Nishani, komentoi në studion e emisionit ‘Kjo Javë” marrëveshjen e majit 2017, mes Bashës dhe kryeministrit Rama, për të cilën tha se pavarësisht anëve pozitive, gjatë fushatës elektorale dhe pas saj pati problematikat reale të saj, transmeton BalkanWeb.

“Historia na ka mësuar se sado të rëndësishëm të jenë palët që nënshkruajnë, në momentin kur nuk ka vullnet politik, apo kur deformohet vullneti politik për të respektuar atë që ke nënshkruar automatikisht është një dështim ajo që kë nënshkruar. Vërtet PD, mori ministrin e brendshëm, por fatkeqësisht kupola e policisë së shtetit nuk e përfilli ministrin e brendshëm, kryeministri nuk e përfilli ministrin e brendshëm dhe për fat të keq, kupola e policisë vazhdoi bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj krimit të organizuar jo vetëm për të intimiduar qytetarët por për të detyruar qytetarët të tjetërsonin votën në interes të pushtetit”,- tha Nishani.

Si ministër i brendshëm në dy palë zgjedhje, Nishani tha se nëse do ishin sjellë, si u soll policia në zgjedhjet e 2017, në 2009 PD mund t’i kishte marrë edhe 80 mandate.
Lidhur me një zgjidhje të krizës aktuale politike, Nishani se kemi të bëjmë me një situatë shumë të vështirë e të paprecedentë edhe në raportin e përgjegjshmërisë të drejtuesit të maxhorancës.

“Situata është komplekse dhe shumë e vështirë. Sot opozita ka bërë një zgjedhje të mençur, sepse ka shkuar te populli opozitar. Mua më rezulton se populli opozitar është një shumicë dërrmuese është apo jo i tëri në shesh. Sot ka një shumicë dërrmuese një pjesë e heshtur, kundër kryeministër që kërkon një ndryshim radikal. Dhe kjo është detyrë e opozitës”, vijoi më tej Nishani, ndërsa theksoi se elementi kryesor është protesta.

“Presioni opozitar është duke u rritur nga dita në ditë. Ka një nerv të irrituar të opinioni publik dhe shpresoj që kryeministri si përgjegjësi kryesor, shpresoj të ketë informacionet e duhura dhe për problematika  më kërcënuese në lidhje me stabilitetin e brendshëm shoqëror. Jemi në pragun e një krize problematike financiare”.

Sa i takon krizës, Nishani thotë se padyshim zgjidhja e saj do të jetë politike.
“Isha President i Republikës në marrëveshjen e 2017, mu kërkua që t’i prisja në zyrë e të ndërmjetësoja. Pashë që qeveria nuk kishte seriozitet në atë çka shtrohej në tryezë dhe marrëveshja u arrit jashtë zyrës së Presidentit. Por gjithsesi, institucioni i Presidentit të  Republikës mbetet një i rëndësishëm dhe i gatshëm për të lehtësuar gjetjen e zgjidhjes. Por unë mendoj që ajo që ndodhi në 2017 është një mësim i madh dhe kërkon garanci të forta, ndoshta përtej institucionit të presidentit, nuk mund ta përjashtosh  institucionin, por janë çështje që mbeten nga vullneti politik.

“Kryeministri duhet të largohet nga rruga, dhe duhet të krijojë besueshmëri. Brenda PS ka institucione grupime e individë që mund të krijojnë besueshmërinë e një dialogu me opozitën. Nuk mendoj se presidenti është i panevojshëm, duke pasur parasysh eksperiencën time dhe krizën sot mund të kërkohen palë përtej Presidentit të Republikës”, tha më tej Nishani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button