Protesta ndaj Ramës në Fier, 4 të arrestuar

Katër protestues të arrestuar dhe 41 të tjerë duke u hetuar në gjendje të lirë. Policia e Fierit ka njoftuar zyrtarisht mbi ndalimet e protestuesve, që të premten i zunë rrugën kryeministrit, njofton Opinion.al.

Sipas policisë ata akuzohen se kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.

Të arrestuar janë:
– H.H, 59 vjeç, banues në Patos
– G.B, 56 vjeç, banues në Patos
– B.J, 56 vjeç, banues në Patos
– B.Xh, 56 vjeç, banues në Roskovec.
“Vazhdon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto grumbullime të kundraligjshme”, thekson policia.

Pavarësisht se protestuesit u munduan të pengonin kryeministrin, ky i fundit arriti në aktivitetin që kishte planifikuar.  Vetëm pak fjali për të uruar dhe Edi Rama ftoi gratë fierake në kërcim. I rrethuar nga gratë, duket se Rama u ndje i mbrojtur, aq sa largoi truprojën që ndërkohë i kishte ardhur në ndihmë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button