Belgjikë, iPad me detyrim në shkollë

Studentet duhet te blejnë ose te marrin me qera një tablet Apple, ne kontekstin e shpenzimeve për arsim. Por nuk mungojnë protestat.

Një tablet në vend të librave dhe fletoreve. Por jo si mundësi, me detyrim. Kjo gjë ka ndodhur në veri të Belgjikës, ku studentet e dy shkollave ne Flanders janë te detyruar te futen ne klase me tablet Apple pas pushimeve.

Vendimi vjen nga përgjegjësit e kolegjit Saint Pierre dhe nga shkolla tregtare Saint Joseph, të dyja në Blankenberg ne bregdetin belg.Ne institucionet studiojnë 710 fëmije nga mosha 12-19 vjeç. Sigurisht që do të jenë ‘vendas dixhitale’ këta fëmije, por jo aq shume sa te heqin dore nga librat.

Blerje ose me qera. Persa i përket pajisjes se tabletit dhe kostos se tij, janë te ndryshme formulat e propozuara nga institutet. Nxënësit mund te blejnë një iPad te brezit të tretë prej 465 eurosh, ose të marrin me qera një dhe të paguajne 160 euro ne vit. Sipas drejtuesve, shpenzimet do te kompensohen pjesërisht nga kursimet e për furnizimin e mjeteve shkollore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button