Ndotja e ajrit mund të ndikojë te niveli i lumturisë tuaj

Për dekada me radhë, Prodhimi i Brendshëm Bruto ka qenë masa standarde e mirëqenies së një kombi. Por po bëhet e qartë, se zhvillimi ekonomik, nuk mund të shoqërohet domosdoshmërisht me një rritje të lumturisë individuale, transmeton Bota.al.

Ndërsa për këtë ka shumë arsye, një faktor i rëndësishëm është se kur kombet bëhen më të pasur, tiparet mjedisore, si hapësira e gjelbër dhe cilësia e ajrit,  janë shpesh gjithnjë e më të kërcënuara. Për shembull, përfitimet e shëndetit mendor nga qasja në parqe apo në ujërat e detit, janë të njohura.

Por kohët e fundit, studiuesit kanë filluar të vëzhgojnë rolin që ndotja e ajrit, mund të luajë në shëndetin tonë të përgjithshëm mendor dhe lumturinë tonë. Me rezultate më të prekshme si shëndeti, performanca njohëse apo produktiviteti në punë, efektet e pafavorshme të ajrit të ndotur, janë të rëndësishme dhe të mirëpërcaktuara.

Lidhja me vdekshmërinë foshnjore, dhe sëmundjet e në rrugët e frymëmarrjes, është e njohur. Dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, vlerëson se rreth 7 milion vdekje në vit, i atribuohen ndotjes së ajrit. Por, ndërkohë që shumë njerëz do të vdesin, dhe shumë më tepër do të preken nga sëmundje kronike, përqendrimi në tregues objektivë si këto, mund të zvogëlojnë koston reale të mirëqenies.

Kjo për shkak se ka prova të forta, për një lidhje të drejtpërdrejtë midis cilësisë së ajrit dhe shëndetit të përgjithshëm mendor dhe lumturisë. Kjo dëshmi, vjen nga një sërë studimesh të ndryshme në vende të ndryshme, që kanë përdorur metoda të ndryshme analitike.

Më bindëse nga këto studime, që vëzhgojnë të njëjtët njerëz me kalimin e kohës, është fakti se zbulojnë se ndryshimet në cilësinë e ajrit në lagjet ku banojnë këta njerëz, lidhen me ndryshimet në lumturinë e tyre të vetë-raportuar.

Një studim veçanërisht inovativ, studioi atë që ndodhte kur centralet e mëdha energjitike në Gjermani, u pajisën me aparatura të dizajnuara për të reduktuar emetimet në atmosferë. Hulumtuesit kishin akses në të dhënat e lumturisë, nga një sondazh afatgjatë i një paneli prej

Rreth 30.000 gjermanësh, dhe që i kategorizonte të gjithë nëse ata jetonin larg apo pranë një termocentrali.

Hulumtimi zbuloi se këta njerëz, pësuan një përmirësim të ndjeshëm të nivelti të tyre të lumturisë, pas instalimit të pajisjeve që reduktonin emetimet, ndërsa fqinjët e tyre që nuk përfituan nga kjo nuk kishin një rritje të lumturisë.

Ky lloj krahasimi – një eksperiment i natyrshëm, që do të ishte i pamundur dhe ndoshta joetik të riprodhohej në një laborator – ndihmon për të garantuar që përmirësimi i lumturisë t’i detyrohet përmirësimit të cilësisë së ajrit, në krahasim me faktorët e tjerë.

Ekonomistët dhe shkencëtarët, janë vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja, për të testuar lidhjen mes të dyjave. Një shembull, i bërë publik kohët e fundit në “Nature Human Behavior , vjen nga Kina. Studiuesit vëzhguan ndjenjat e shprehura në mesazhet e 210 milionë kinëzee në platformën sociale Sina Weibo (një ekuivalent kinez i Twitter).

Duke ditur se ata vetë e dinin se ku shkonin këto postime, dhe sa të lumtur apo të trishtuar ishin, studiuesit më pas ishin në gjendje të krahasonin postimet në një indeks të përditshëm të cilësisë së ajrit në një zonë të caktuar, duke siguruar një lidhje në kohë reale mes ndotjes së ajrit dhe lumturisë.

Duke analizuar të dhënat nga 144 qytete kineze, ata zbuluan se lumturia e vetë-raportuar, ishte dukshëm më e ulët në ditët me nivele relativisht më të larta ndotjeje. Ky studim, i shtohet një morie hulumtimesh, që sugjerojnë që ndotja e ajrit mund të jetë e dëmshme për lumturinë – por ne ende kemi nevojë për më shumë kërkime, se përse ekziston kjo lidhje.

Ndërsa shëndeti është pa dyshim një faktor, ne e dimë nga studimet që kontrollojnë gjendjen shëndetësore, se ndotja e ajrit ndikon te lumturia, dhe mbi çdo efekt të tërthortë mbi gjendjen fizike. Disa arsye të mundshme për lidhjen e drejtpërdrejtë, përfshijnë elementët estetikë si të përzierit, aroma dhe madje edhe shija, si dhe ankthi për shëndetin personal ose për shëndetin e të tjerëve.

Ndotja e ajrit, ka qenë ndërkohë në fokus të disa studimeve mbi dëmtimin  e aftësive njohëse, por është akoma herët të thuhet, nëse ka një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve, mbetet një qëllim i qartë dhe i rëndësishëm i politikave publike.

Deri më sot, fokusi kryesor ka qenë tek mirëqenia materiale, por shumë sociologë dhe ambjentalistë, tani po argumentojnë se ne duhet të marrim parasysh atë se si njerëzit mendojnë dhe ndihen për cilësinë e jetës së tyre. Dhe këtu nuk duhet të injorohen  faktorët materialë, si të ardhurat apo shëndeti fizik.

Përkundrazi, një tablo gjithëpërfshirëse e mirëqenies sociale, duhet të integrojë treguesit objektivë, me treguesit subjektivë si lumturia. Kjo do të ndihmojë që ne të marrim parasysh koston totale të degradimit mjedisor, si ndotja e ajrit. Për pasojë, ne të gjithë do të jemi më mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button