Shoqata “Star Lagadin” kërkon të ndalohet ndërtimi i hotelit në Lagadin

Shoqata “Star Lagadin” zhvilloi takim me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski për rrjedhën e bisedimeve mbi problemet urbane në bregun e Ohrit pranë fshatit Lagadin. Në takim u theksua angazhimi në luftën kundër parregullsive në ndërtimin e objekteve përgjatë bregdetit të Ohrit, në ruajtjen e unikitetit natyror dhe biodiversitetit të Liqenit të Ohrit dhe trashëgimisë kulturore të këtij rajoni, të mbrojtur nga UNESCO, transmeton Netpress.

Ne vlerësojmë përpjekjet e Kryeministrit dhe Ministrit për të gjetur një zgjidhje për vendosjen e aktit të përgjithshëm për fshatin Lagadin jashtë përdorimit, që do të thotë të mos veprojnë sipas Aktit të Përgjithshëm për të gjitha ato që kanë filluar, që kanë miratuar edhe kërkesa potenciale që ishin bazë për Aktin e Përgjithshëm, deri në miratimin e një plani për fshatin Lagadin. Në të njëjtën kohë, vlerësojmë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për hotelin “Lagadin Hotel Complex” që do të hiqet, prishet, për shkak të shkeljes së disa rregulloreve ligjore të përmendura në Raportin e Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit për auditimin koordinativ të objektit prej 27.01.2017, thuhet në kumtesë .

Shoqata “Star Lagadin” mbetet në vendosmërinë e saj për të mbrojtur integritetin urban, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fshatit Lagadin dhe të gjithë bregun e Ohrit.

Ne jemi të hapur për të mbështetur Planin e ri Urban të Lagadinit që do të plotësonte të gjitha rregulloret urbane, ndërtimore dhe mjedisore. Shoqata do të krijojë aktivitete të mëtejshme në varësi të masave që duhet të ndërmerren nga institucionet kompetente, kryesisht nga ministria kompetente dhe nga Komuna e Ohrit, lidhur me vendosjen e Aktit të Përgjithshëm për fshatin Lagadin jashtë përdorimit dhe prishjes së kompleksit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme Lagadin në fshatin Lagadin, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button