Reagon iniciativa“Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”, të rehabilitohen 20 km të rrugës Tetovë-Kodër Dielli dhe jo vetëm 15 km

Iniciativa Qytetare “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka reaguar dje nëpërmjet një postimi në facebook, në lidhje me rehabilitimin e rrugës Tetovë-Kodër Dielli. Sipas tyre më 1 Mars ka filluar rehabilitim i vetëm 15 km të kësaj rruge, dhe jo gjithsej 20 sa është kjo rrugë. Nga ana tjetër nga “Rrugët e Maqedonisë” thonë se kjo informatë nuk është e vërtetë dhe se do të bëhet rehabilitim i komplet rrugës, njofton Portalb.mk.

Nga Iniciativa thonë se ky është një sukses i vendosshmërisë së tyre për t’ia rikthyer shkëlqimin Kodrës së Diellit. Megjithatë, kërkojnë përgjegjësi nga “Rrugët e Maqedonisë” se përse janë lënë anash 5 km e fundit të rrugës.

Nga ana tjetër Gajur Kadriu, nga “Rrugët e Maqedonisë” tha se kjo informatë nuk është e vërtetë dhe se do të bëhet komplet rehabilitim i rrugës.

“Jo nuk është e vërtetë që do të rehabilitohen vetëm 15 kilometra të rrugës. Rruga do të rehabilitohet komplet”, tha Kadriu.

Ndryshe, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, para ca kohësh, në emisionin Click Plus, tha se janë ndarë mjete dhe se do të bëhet rehabilitim i rrugës, ndërtim dhe zgjerim, vetëm 15 km, dhe se me të njejtin aktivitet do të fillohet në maj të 2019 dhe pritet të përfundohet në shtator të po të njejtit vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button