Në mesnatë mbaron mbledhja e nënshkrimimeve për zgjedhjet presidenciale

Në mesnatë do të mbarojë mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët e zgjedhjeve presidenciale, njofton Portalb.mk.

Kandidati i përbashkët i 31 partive politike nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM dhe BDI, Stevo Pendarovski mori përkrahjen e 60 deputetëve në Kuvend dhe mblodhi mbi 32.000 nënshkrime.

Mbi 10.000 nënshkrime ka mbledhur edhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, por edhe kandidati i pavarur, i cili më pas u përkrah nga opozita shqiptare, Blerim Reka.

Deri tash, si kandidatë janë: Gordana SiljanovskaDavkovaBlerim Reka dhe Stevo Pendarovski.

Kandidaturën në KSHZ e kanë zyrtarizuar deri tash Siljanovska – Davkova dhe Reka, ndërkaq vijon grumbullimi i nënshkrimeve edhe nga Pendarovski, tha dje shefi i Shtabit Zgjedhor të LSDM-së, Aleksandar Kiracoski.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni do të mbahen më 21 prill, ndërkaq i dyti parashihet të jetë më 5 maj.

Ndryshe, nga zgjedhjet e para presidenciale në Maqedoni të Veriut deri më tani, në krye të shtetit qëndruan katër veta. Disa prej tyre u kandiduan si “të pavarur”, dy prej tyre u mbështetën nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa njëri nga LSDM-ja.  Në garën për funksionin e kryetarit të shtetit, nga pavarësia deri tani ka pasur rreth 20 kandidatë. Shtatë prej tyre kanë qenë nga radhët e bllokut politik shqiptar.

LEXO: Analizë: “Baballarët e kombit” – të gjithë të kontestuar dhe partiakisht “të kontaminuar”!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button