Kaos komunikacioni në Çair, pritet vera për të filluar ndërtimi i parkingjeve

Ende nuk ka zgjidhje të problemit me mungesën e parkingjeve në Komunën e Çairit, edhe pse ky ishte premtim kyç parazgjedhor i kryetarit aktual të komunës, njofton Portalb.mk. Nga komuna nuk japin informatë konkrete ndërsa Ganiu para ca kohe tha se problemin do të fillojë ta zgjidh këtë verë.

Duke mos u përgjigjur në pyetjet tona as kryetari i komunës, Visar Ganiu dhe as zëdhënësi i komunës Kushtrim Alla, Portalb.mk, kontaktoi këshilltarët e kësaj komune, lidhur me projektin e garazheve në kate të premtuar si zgjidhje ndaj mungesës së parkingjeve.

Këshilltari i BDI-së në komunën e Çairit si dhe kryetari aktual i këshillit, Zahir Bekteshi, thotë për Portalb.mk, se për projektet madhore deri më tani nuk është biseduar shkaku që ende janë duke u hartuar projektet.

“Ende jemi në pritje të hartimit të projekteve, por besoj që pas procedurës së zgjedhjeve do të hyjnë në rend ditë në mbledhjet e këshillit projektet në fjalë. Do të thotë se bëhet fjalë për çështje ditësh”, tha për Portalb, Bekteshi.

Ndërkaq për Tv21, kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu tha se prej në qershor do të fillohet me ndërtimin e parkingjeve në këtë komunë. Një parking do të jetë në rrugën “Cvetan Dimov”, një parking te bulevardi “Nikolla Karev” apo e “plastikave”, një te Xhamia e “Isa Beut” dhe një te Teatri Shqiptar në Bit Pazar.

Nga ana tjetër, këshilltarët tjerë thonë se madje nuk janë në dijeni për projektet e Ganiut, pasi që ai nuk merr pjesë në mbledhje dhe nuk i përgjigjet pyetjeve të dorëzuara nga këshilltarët.

Ish kryetarja e këshillit të kësaj komune, tani këshilltare nga partia Besa, Xhemile Memeti, thotë për Portalb.mk se kryetari asnjëherë nuk ka qenë prezent në mbledhje, si dhe janë shpërfill pyetjet e këshillit për informacione nga më të ndryshmet.

“Kemi pyetur disa herë për projektet e premtuara në fushatën e Ganiut, por meqë ai nuk vjen në mbledhje nuk kemi marr përgjigje. Pyetje gjithashtu kemi bërë në formë të shkruar që ia kemi dorëzuar kryetarit deri sa isha kryetare e këshillit, dhe prapë asnjë përgjigje nuk është kthyer. Nuk e kemi idenë se çfarë planesh ka kryetari”, tha për Portalb, Memeti.

Gjithashtu edhe këshilltari i partisë Aleanca për Shqiptarët në këtë komunë, Fatih Qaili thotë për Portalb.mk se disa herë ka pyetur për garazhet në kate, por nuk ka marrë përgjigje konkrete.

“Kam pyetur disa herë lidhur me ndërtimin e garazheve në kate, dhe përgjigja e vetme që kam marr është që do bëhet, pa sqaruar se kur, apo ndonjë informacion shtesë lidhur me këtë projekt. Nuk besoj që gjatë këtij viti do të fillon të realizohet ky projekt”, tha për Portalb.mk, Qaili.

Ndërkaq në programin e quajtur ‘Kontrata’, Ganiu kishte paraparë edhe ndërtimin e tre garazheve në kate, të cilat do të ndërtoheshin në tre lokacione në këtë komunë, kurse banorët vazhdimisht ankohen lidhur me mungesën e parkingjeve.

Projekti ‘Garazha në kate’-Kontrata e Visar Ganiut

Ganiuintervistën për  Portalb.mk tha se ky projekt është ende në fazën e përpilimit dhe kompletimit të dokumentacionit ligjor dhe pas kësaj ky projekt pritet të kalojë në disa filtra para se të fillon realizimi i tij.

Ky projekt përmendet në raportin njëvjeçarGaniut, i cili zotohet se ky projekt do të fillon të realizohet në vitin 2019.

Projekti ‘Garazha në kate’-Kontrata e Visar Ganiut

Kryetari Ganiu në #Debatpernime në Çair në Portalb.mk sa i përket garazheve, tha se ato do të realizohen gjatë mandatit të tij katër vjeçar, se sa do të arrihet të realizohet ky premtim me këtë tempo pritet të shihet ne fund të vitit 2022.

Ndryshe, nga gjithsej 7 parkingje që u ndërtuan në Shkup ku figurojnë 3,600 banorë një kilometër katror, asnjë nuk është ndërtuar në pjesën e Çairit edhe pse në këtë komunë sipas të dhënave të Komunës figurojnë 18.400 banorë në një kilometër katror. Mosndërtimi i këtyre parkingjeve, krahas asaj që nuk zvogëloi numrin e veturave të parkuara në trotuare dhe rrugë kryesore, shpesh herë shërbimi i marimangave tua merr veturat qytetarëve para ndërtesave të tyre, shkruan Portalb.mk.
Nga MPB mungojnë të dhënat zyrtare për numrin e veturave që qarkullojnë në territorin e Komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button