Juventusi marshon sigurt drejt titullit

Skuadra e Massimiliano Alegrit ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të ligës italiane Serie A ndaj Udineses.

Lojtarët e Juventusit ishin të pamëshirshëm sonte në ndeshje duke tundur katër herë rrjetën kundërshtare, njofton Koha.net.

Dy golat e para i shënoi 19 vjeçari Moise Kean (11’ dhe 39’), me ç’rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ishte ish-lojtari i Liverpoolit, Emre Can, ai që shënoi nga pika e bardhë e penaltisë (67’) për rezultatin 3 me 0, ndërsa vetëm katër minuta më vonë (71’), shënoi edhe Matuidi.

Udinese ia doli që përmes Kevin Lasagna të shënojë golin e nderit në minutën e 85’.

Vlen të theksohet se super-ylli i skuadrës, Ronaldo, këtë ndeshje e përcolli nga banka rezervë.

Me këtë fitore, Juventusi i është afruar titullit të 8 me radhë, duke mbledhur 75 pikë, 19 më shumë se vendi i dytë që është Napoli.

Kurse Udinese mbetet në pozitën 15 me 25 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button