Menduh Thaçi u dënua me 3.2 vjet burg, reaguan nga PDSH-ja

Aktgjykimin e Gjykatës Penale për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi u dënua me 3.2 vjet burg, PDSH-ja e sheh si “pengesë e demokratizimit të mirëfilltë drejt strukturave euroatlantike”, transmeton Portalb.mk.

Në kumtesën e dërguar sot, nga PDSH-ja shprehën besimin se Thaçi është i pafajshëm, dhe se nuk do të dekurajohen nga goditjet e strukturave të cilat, sipas tyre kanë për qëllim të realizojnë likudimin fizik të liderit të tyre.

“Partia Demokratike Shqiptare përkujton se këta struktura që fatkeqësisht ende janë të brumosura në institucionet shtetërore si cak të tyre gjithmonë e  kanë pasur  kryetarin e PDSH-së Menduh Thaci, i cili në vazhdimësi survejoheshte, përndiqeshe mandej përfshirë edhe tentimin për likuidim fizik te tij. Argumente për këtë janë dosjet voluminoze të shërbimeve sekrete, me mijëra faqe, 3 të tilla në periudha të ndryshme pas vitit 1990 e deri më sot. PDSH është e bindur se Kryetari i saj Menduh Thaçi është tërësisht i pafajshëm dhe se do të ndjek gjithë instancat gjyqësore për ta dëshmuar pafajësinë, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Ne, jo vetëm qe nuk dekurajohemi nga këto goditje të strukturave të caktuara te errëta por do të vazhdojmë me fanatizëm të luftojmë për interesat e shqiptarëve, demokratizimin e mirëfilltë dhe hapërimin e sigurt drejt strukturave euro atlantike”, thonë nga PDSH-ja.

Përndryshe, sot Gjykata Penale, në rastin “Titanik”, ka shpallur aktgjykim me burgim të 6 personave, në kohëzgjatje prej 19.8 vjet. Përveç Thaçit, me burg janë dënuar edhe ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov me 3 vjet, ish anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ): Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj, Aneta Stefanova me 3 vjet, Vllatko Sajkovski me 3 vjet dhe Sasho Sërcev me 3 vjet.

Sipas aktakuzës, Sasho Mijallkovi, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet të cilën e ka pasur në shoqëri dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, në vitin 2013-të, është paraqitur te ai dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Thaçi është paraqitur te Ibraimi, dhe ai ka votuar për shkatërrim.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK 2” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button