Presidenti nuk mund të shfuqizojë ligje, marrëveshje ndërkombëtare dhe të shpall zgjedhje

Filip Petrovski së fundmi dha deklaratë me të cilën kërkon nga qytetarët të mbështetin kandidaturën e tij presidenciale dhe të japin nënshkrimin e tyre në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Në këtë publikim ai përmend edhe veçoritë themelore për të cilat zotërohet se nëse mbledh 10.000 nënshkrimet e nevojshme dhe të merr besimin e presidentit të ardhshëm, në të cilat është janë thënë edhe të pavërteta. 

  1. Shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit
  2. Shfuqizimi i dygjuhësisë 
  3.  Kthimi i rregullave shtetërore sipas parimeve të Ilindenit dhe Asnomit
  4. Shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 

Të gjithë këto veçori janë jashtë kompetencave, të caktuara sipas Kushtetutës së shtetit, ashtu që ai nuk ka mekanizimin që të intervenojë ashtu siç Filip Petrovski zotohet.

Marrëveshja e Prespës, mbi baza të të cilës është janë bërë ndryshime kushtetuese dhe është ndryshuar emri i shtetit është marrëveshje ndërkombëtare, dhe presidenti i shtetit nuk ka kompetenca të ndryshojë ose të shfuqizojë. Në pajtim me Nenin 118 nga Kushtetuta.

Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm ligjor dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. 

Po ashtu, presidenti nuk ka kompetenca që të ndryshojë ose të shfuqizojë Ligje për përdorimin e gjuhëve me të cilin gjuha shqipe bëhet gjuha e dytë zyrtare në shtet, të ndryshojë rendin shtetëror, aq më pak të shpall zgjedhje parlamentare. Ndryshimet kushtetuese dhe ligjore si dhe shpallja e zgjedhjeve hynë nën kompetenca të Kuvendit.

E gjithë kjo mund të verifikohet nëse shihet e Drejta dhe detyrimet e Presidentit të caktuara me Kushtetutë. Ashtu, për shembull, në mënyrë specifike është theksuar se Presidenti i Republikës është komandat i lartë i forcave të armatosura (neni 79). Ai është edhe president i Këshillit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë dhe emërton tre anëtarë në Këshill (neni 86). Në nenin 84, thuhet se:

Presidenti i Republikës së Maqedonisë:

  • jep mandatin për përbërjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë; 
  • i cakton dhe tërheq ambasadorët dhe deputetët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit; 
  • i pranon letrat akredituese dhe rikujton letrat e përfaqësuesve të lartë diplomatik; 
  • propozon dy gjykatës në Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë;
  • propozon dy anëtarë në Këshillin Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë; 
  •  emëron tre anëtarë në Këshillin e Sigurisë në Republikën e Maqedonisë;
  • emëron dhe shkarkon edhe bartës të tjerë në funksionet shtetërore të vërtetuara me Kushtetutë dhe me Ligj;
  • ndan dekorata dhe mirënjohje në pajtim me ligjin; 
  • amniston në pajtim me ligjin dhe 
  • kryen funksione të tjera të caktuara me Kushtetutë. 

Ashtu që, katër zotimet e Petrovskit në praktik nuk janë të mundshme që të zbatohen, gjë që është sinjal që të njejtat nuk mund të realizohen, gjegjësisht të pavërteta. 

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button