Spanjë, mijëra gra shënuan 8 Marsin

Mijëra gra janë duke mbajtur grevë në mbarë Spanjën, duke iu bashkangjitur miliona grave në botë të cilat kërkojnë barazi gjinore, uljen e dallimeve në rroga dhe dhunën ndaj grave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shumë punonjëse të premten nuk janë paraqitur në punë nëpër zyrat dhe fabrikat në mbarë Spanjën, ndërsa të tjerat kanë ndërprerë punët e tyre të shtëpisë dhe ruajtjen e fëmijëve, të sëmurët ose të moshuarit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Dy sindikatat kryesore në Spanjë kanë bërë thirrje për ndërprerje dy orësh të punës, ndërsa “Komisioni i 8 marsit”, i cili përkrah të drejtat e grave, ka thënë se greva duhet të zgjasë 24 orë.

Nën sloganin “Mijëra Arsye” janë planifikuar tubime për të premten pasdite në shumë qytete spanjolle, duke përfshirë kryeqytetin e Madridit, ku për 8 Marsin e kaluar u mbajt protesta më masive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button