Indonezi, 27 të vdekur nga shembja e minierës ilegale të arit

Është rritur në 27 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut që ndodhi më 26 shkurt në një minierë ilegale të arit në provincën Sulawesi të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bilanci i vitkimave është rritur nga 16 në 27, njoftoi Abdul Muin Paputungan, kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave në Bolaang Mongondow.

Pautungan theksoi se ekziston rrezik nga rrëshqitje të tokës gjatë punimeve të gërmimit, duke shtuar se është marrë vendim për t’u dhënë fund aktiviteteve të shpëtimit për shkak të rrezikut për jetë të ekipeve.

Ai tha se deri më tani 18 persona janë shpëtuar të gjallë dhe se ende nuk ka shifër të qartë se sa persona mund të gjenden nën dhe.

Ndërkaq, Djefri DT Mewu, shefi i ekipit të kërkim-shpëtimit nga Manado, tha se supozohet që nën dhe gjenden rreth 16 persona, bazuar në denoncimet për zhdukje të bëra nga familjet.

Ndryshe, siç është njoftuar, fatkeqësia ka ndodhur pas thyerjes së trarëve mbështetës brenda tunelit të minierës në fshatin Bakan në rajonin Bolaang Mongondow.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button