Komandanti i SHBA-ve: DEASH është një “problem serioz i gjeneratës”

Komandanti kryesor i forcave amerikane për Lindjen e Mesme, Joseph Votel thotë se përderisa territori që fillimisht mbante grupi terrorist DEASH është zvogëluar në masë të dukshme, lufta kundër grupit terrorist “është një problem serioz i gjeneratës”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Popullata që evakuohet në masë të madhe nga pjesët e mbetura të kalifatit të ISIS-it (DEASH) nuk është penduar dhe mbetet e radikalizuar”, tha gjenerali Votel, duke shtuar se “ne do të duhet të vazhdojmë të mbajmë një ofensivë vigjilente kundër kësaj organizate që në masë të madhe tanimë është shpërndarë, e që përfshin liderë, luftëtarë, ndihmues, resurse dhe ideologji helmuese”.

Votel gjithashtu tha se sipas këndvështrimit të tij “ky është një problem serioz i gjeneratës dhe nëse nuk menaxhohet si duhet, do të mbjellë farën e ekstremizmit të dhunshëm për të ardhmen”.

Votel para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura tha se përderisa forcat e DEASH-it po mposhten, dorëzimi i tyre është një strategji për të shkuar nëpër kampe për personat e zhvendosur apo nëpër zona më të largëta “për të pritur kohën e duhur për t’u rigjallëruar”.

Ai ofroi një qasje më të ekuilibruar të situatës, përderisa kundërshtoi presidentit e SHBA-ve, Donald Trump, i cili e ka përdorur zvogëlimin e territorit të DEASH-it si justifikim për tërheqjen e një numri të madh të trupave nga Siria.

“Zvogëlimi fizik i kalifatit është një arritje madhështore ushtarake, mirëpo lufta kundër ISIS-it (DEASH) dhe ekstremizmit të dhunshëm është larg përfundimit dhe misioni i ynë mbetet i njëjtë’, tha Votel.

Menjëherë pas paraqitjes së papritur të grupit terrorist në vitin 2014, ai pushtoi pjesë të mëdha të territorit në veri të Sirisë dhe në veri dhe perëndim të Irakut.

Kur arriti kulmin e fuqisë, grupi terrorist mbante një territor prej 55.000 kilometrash katror. Tani, sipas gjeneralit Votel, territori i është zvogëluar në më pak se 1.5 kilometra katror, territor që pritet të dorëzohet këtë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button