Kryeministri finlandez ofroi dorëheqjen pas dështimit në reformat shëndetësore dhe sociale

Qeveria finlandeze ka dhënë dorëheqjen dhe shkak për këtë, siç shpjegoi kreu i grupit parlamentar të partisë së kryeministrit Juha Sipila, u bë vendimi i tij për t’u larguar nga posti pas dështimit të reformës shëndetësore.

Sipila ia paraqiti zyrtarisht këtë mëngjes Presidentit Sauli Niinisto letrën e dorëheqjes dhe ajo u pranua. Por, kreu i shtetit i kërkoi ekzekutivit që të vazhdojë punën si kabinet i përkohshshëm deri në caktimin e ministrave të rinj.

Vetë kryeministri sqaroi më vonë se kujdesi shëndetësor ka qenë një prej objektivave kryesore të qeverisë së tij dhe dështimi i kësaj nisme e ka zhgënjyer pamasë, transmeton Top Channel.

Dorëheqjen ai e përshkroi si një “vendim personal”. Reforma në shëndetësi dhe shërbimet sociale synonte uljen e kostove në rritje, ndërkohë që popullata e vendit po plaket me shpejtësi, duke shkaktuar kështu kontraksione të mëdha financiare.

Por, shkurtimi i kostove të tilla përbën një pengesë madhore politike në vendin nordik, i cili ka pasur historikisht një sistem shëndetësor tejet të kushtueshëm. Rrëzimi i qeverisë në Finlandë vjen vetëm një muaj përpara se vendi të mbajë zgjedhjet parlamentare.

Sipila, një ish-biznesmen që u kthye në milioner në fushën e IT-së, e kishte njoftuar që përpara se do të jepte dorëheqjen nëse reforma në shëndetësi dështonte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button