Maqedonia e Veriut dhe Greqia e nënshkruan marrëveshjen për hapjen e pikës kufitare “Markova Noga”

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja alternative për Punë të Jashtme e Greqisë, Sia Anagnostopulu, sot e nënshkruan marrëveshjen për hapjen e pikës kufitare “Markova Noga”, njofton Portalb.mk.

Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, me të cilin pritet zhvillim të plotësuar në marrëdhëniet, intensifikimin e komunikimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të rajonit të Prespës.

“Kemi një marrëveshje historike pas suksesit historik me Marrëveshjen e Prespës. Kam kënaqësi që këtë marrëveshje për hapjen e kufirit e kemi nënshkruar në tre gjuhë, maqedonisht, greqisht dhe anglisht”, tha ministri Dimitrov.

Ministrja Anagnostopulu tha se me këtë marrëveshje historike do të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

Në takim janë këmbyer mendime për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. Theks i veçantë u vendos në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me qëllim të zhvillimit gjithëpërfshirës dhe intensifikim të bashkëpunimit në të gjitha fushat, qëllimi kryesor i së cilës janë rezultatet pozitive të dukshme dhe konkrete në dobi të qytetarëve të dy vendeve. U  bisedua edhe për mbështetjen e Greqisë që ia jep Maqedonisë së Veriut në kontekst të procesit euro-integrues.

Osmani: mbështetja e Greqisë për fillimin e negociatave konfirmim për miqësinë e ripërtërirë mes dy vendeve

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i delegacionit të Republikës së Greqisë kryesuar nga Ministrja alternative për Punë të Jashtme, Atanasia Anagnostopulu.

Osmani - Anagnostopulu
Osmani – Anagnostopulu

Në takim u hapën temat lidhur me integrimet euro- atlantike të vendit, përmbushja e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, mbështetja e Greqisë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve, në veçanti përmes bashkëpunimit ndërkufitar që kohë të gjatë po realizohet me fondet e IPA-s, si dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës shënoi epokën e re të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona, ndërkaq periudha që pason do ta shënojë momentumin e ri në procesin euro- integrues të Maqedonisë së Veriut me konfirmimin e pritur të vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, theksoi Osmani, duke potencuar se progresi në marrëdhëniet politike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të konfirmohet me mbështetjen e fuqishme të Greqisë në periudhën e ardhshme, para samiteve të qershorit.

Në kuadër të takimit Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ministrja Anagnostopulu diskutuan për mundësitë për bashkëpunim të administratës mes dy vendeve për avancim, bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në rrjedhën e përgatitjeve të administratës dhe pjesës tjetër të strukturës negociuese për fillim të suksesshëm të negociatave me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button