Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë (FOTO)

Me siguri që ky është 8-Marsi më i bukur për të! Sepse Dita Ndërkombëtare e Gruas, e gjeti me një status të ri, si nënë për të parën herë. Këngëtarja e njohur shqiptare Anjeza Shahini e ka ndarë virtualisht me të gjithë lajmin e bukur, se këtë herë festa e saj ka një tjetër emër dhe një tjetër ndjesi, transmeton Class.

Lajmin e bukur të pritjes së ëmbël ajo e dha nëntorin e vitit të kaluar, përmes një fotoje në pishinë ku dukshëm shfaqej edhe barku i saj i rrumbullakosur. Ndërsa, vetëm sot në këtë festë ndërkombëtare të gruas, këngëtarja shqiptare dha lajmin se është bërë nënë për herë të parë. Përmes një fotoje dhe një dedikimi të bukur, Anjeza shkruan: “Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connoll. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button