Gara presidenciale filloi – fundi i pasigurt

Tre kandidatë për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut u qartësuan me përfundimin e Kongresit të partisë në pushtet LSDM, më 3 mars, në të cilin për herë të parë në historinë më të re të vendit u konfirmua i ashtuquajturi kandidat konsensual. Emrat janë të njohur, datat gjithashtu, por për shumë arsye, është e panjohur se kur vendi do të zgjedhë presidentin e ri, shkruan Meta.mk.

Në zgjedhjet e gjashta presidenciale, nga pavarësimi deri më sot, duhet të bëhet zgjedhja e presidentit të pestë me radhë mes tre kandidatëve, të gjithë profesorë: Stevo Pendarovski kuadër i propozuar nga koalicioni qeverisës, Gordana Siljanovska kuadër i propozuar nga VMRO-DPMNE dhe Blerim Reka formalisht kandidat i pavarur me vetë-kandidim, por i cili de fakto dhe de jure mbështetet nga partitë parlamentare opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe BESA.

Kandidatët janë njerëz seriozë, të njohur në politikë dhe më gjerë në shoqëri dhe te ata s’ka asgjë dukshëm të diskutueshme në fillim, në aspekt to ndonjë bagazhi të pistë nga e kaluara. Profesorët, të gjithë, kanë qenë edhe në politikë, ndërsa zotëri Reka ka qenë edhe ambasador i ish RM-së në selinë e BE-së në Bruksel. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja që këto zgjedhje presidenciale i bën jashtëzakonisht të papërcaktuara.

Problemi qëndron në censusin e paraparë në Kushtetutë për raundin e dytë, që ndërlidhet me fuqinë mobilizuese të partive politike, reputacioni i të cilave te qytetarët, sidomos te votuesit e pa përcaktuar, por edhe te një pjesë e simpatizantëve është seriozisht e diskutueshme.

Se censusi do të jetë problem, bien dakord edhe analistë seriozë. Problem nuk pritet të ketë në raundin e parë, sepse aktualisht të gjitha partitë e mëdha kanë motive për të mobilizuar në maksimum votuesit. Përvoja me referendumin e fundit konsultativ, për Marrëveshjen e Prespës, tregoi se nëse një nga dy partitë e mëdha të bllokut maqedonas bojkoton apo abstenon, censusi prej 50 për qind, ose më shumë se 902.000 votues (siç ishte herën e fundit) është mision i pamundur. Por, këtë herë, censusi në raundin e dytë, i cili është reduktuar në 40 për qind të votuesve të regjistruar, që në dukje është paradoksale, mund të jetë problem.

Para së gjithash, për shkak se këto zgjedhje nuk janë të lidhura, si në të kaluarën, me zgjedhje parlamentare apo lokale, me ç’rast ka më shumë votues në vendvotime. Së dyti, varësisht nga diferenca mes dy kandidatëve, të cilët pozicionohen më mirë, publiku serioz nuk e përjashton mundësinë e bojkotit të heshtur nga ndonjëra prej partive, për të shkaktuar përsëritje të procedurës, këtë herë me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Presioni në këtë drejtim mund të vijë edhe nga mbështetësit e kandidatit të tretë, që në këtë rast parashikohet se do të ishte z-ri Reka, nëse tregohet që mund të mbledhin mes 80 dhe 100 mijë vota, më shumë se gjysma e votuesve shqiptarë.

Siç mund të shihet, faza parazgjedhore jozyrtarisht ka filluar që moti, gara do të zyrtarizohet më 1 prill, zgjedhjet do të mbahen më 21 prill dhe 5 maj, ndërsa a do të përfundojnë atëherë me kandidat të zgjedhur, për momentin nuk është e sigurt .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button