Më shumë se 2 mijë materiale dëshmi deri tani janë prezantuar në gjykimin e rastit “Titanik”

Gjykimi për rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore, sot në Gjykatën Penale vazhdon materialet dëshmi të propozuar nga Prokuroria Speciale Publike. Nga gjithsej 5 mijë materiale dëshmi të paralajmëruara, prokurorja Lile Stefanova para gjykatës deri tani ka ekzekutuar mbi 2 mijë, transmeton Portalb.mk.

Në seancë janë duke u prezantuar dokumente si letërnjoftime të përpunuara, kërkesa për letërnjoftime, deklarata nga persona, llogari, vërtetime dhe dokumente të tjera.

Ndryshe, në rastin “Titanik” të akuzuar janë: Nikolla Gruevski, i cili ka fituar azil politik në Hungari,  Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Lleko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Llenka Rashajkovska. Ata akuzohen për parregullsi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button