Deponia e Shutkës dy javë në flakë, kryetari Dudush na sugjeroi ta festojmë “8 Marsin”

Deponia mes Shuto Orizares dhe Vizbegut ka dy javë që merr flakë, ndërkaq dje sërish ka dalë nga kontrolli. Qytetarët pyesin se “ku t’i dërgojnë fëmijët, sepse kudërmon edhe në mëngjes”, kurse kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush thotë se sot është 8 Marsi, duhet ta lëmë ditën të kalojë në festë, duke aluduar që mos të merremi me këtë problem. Inspektoratet ankohen se nuk kanë kapacitete për të kujdestaruar në deponinë, ndërkaq organizatat kërkojnë rezultate, transmeton Portalb.mk.

Djegia e deponisë në Shutkë, 07.03.2019

“Derisa inspektoratet janë “të shpejtë”, le të na tregojnë komunat se ku t’i dërgojmë fëmijët. Këtu kundërmon edhe në mëngjes”, tha I.T., banore e lagjes së Vizbegut, sot pasi që dje deponia mori flakë.

Iniciativa “O2” pyet: “Pse po ndodh kjo? A është normal ky shtet, edhe si sillet, deri aq të mos ketë gram të vetëdijes dhe kjo të tolerohet? Pyetja është deri KUR? Vetëm disa minuta të thithen këto grimca të zeza, janë të kobshme për shëndetin tonë, dhe jo me ditë të tëra, kurse çdo ditë është jetë e dikujt dhe shëndeti është në pyetje. Nuk duam më arsyetime, e aq më shumë fraza “jemi duke punuar”. Jo zotërinj, duam rezultate, kurse sa i takon asaj se a punoni ose ju, rezultat nuk ka, flet për paaftësinë tuaj”, thanë nga “O2”.

Deponia ka 10 ditë që ka filluar të pastrohet, por ende nuk është larguar në tërësi. Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk, se pse nuk po angazhojnë më shumë ekskavatorë, që të pastrohet më shpejtë, ai tha se nuk ka më shumë mjete, sepse banorët e Shuto Orizares nuk paguajnë tatime dhe komunale, ndërkaq tha: “Do të ju lus, sepse sot është 8 Marsi, dhe besoj që duhet ta lëmë ditën që të kalojë me festë”.

Kurto Dudush

“Nuk e di, ne punojmë. Për dhjetë ditë ne arritëm të pastrojmë atë çfarë ishte më së shumti. Tash shkojm hap pas hapi. Ekskavatori është privat, ne e paguajmë nga Komuna. Paguajmë person që ka ekskavator, dhe ai e pastron. Çfarë është këtu me rëndësi se me sa ekskavator e pastroj deponinë, nëse keni, ma jepni, dhe mos më pyetni se nga kush e kam marr. Me siguri nuk e kam gjetur në rrugë. Më jepni edhe dy tre ekskavatorë, sillni”, tha Dudush.

Megjithëse Dudush thotë se vendi sigurohet tërë ditën, edhe në momentin e prononcimit, ora 11:00 e ditës, njoftoi se atëherë kanë shkuar rojtarët te deponia.

Dudushi premtoi se për dy javë deponia do të pastrohet në tërësi.

“Ajo është deponi e madhe, që është grumbulluar me vite, që e ka lënë Higjiena Komunale, si “amanet””, dhe ajo na ka mbet neve. Besoj se për një ose dy javë do të pastrohet. Duhet të kenë mirëkuptim edhe qytetarët”, tha Dudush.

Këtë e ka demantuar drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Abdulsamet Shabani,  i cili për Portalb.mk tha se kur janë larguar nga atje, vendi ka qenë i pastruar, dhe mbeturinat pastaj janë grumbulluar.

“Ne kur jemi larguar nuk ka pasur mbeturina, Dudushi mund të flasë çfarë të dojë. Deri sa e kemi mirëmbajtur ne hapësirën, s’ka pasur këso probleme. Tash janë paraqitur, dhe ai është problem i komunave që menaxhojnë me atë hapësirë”, tha Shabani.

Shabani shtoi se “Higjiena Komunale” nuk shkarkon më mbeturina aty, dhe se të njëjtat i dërgojnë në Drislla.

Dudush: Deponia ka biogaz, nuk dimë ta shfrytëzojmë dhe merremi me çmendurina

“Nuk digjet vetëm tash, ajo është djegur edhe më herët. Tash digjet për çdo ditë se ka qëndruar deponia me vite, dhe janë krijuar biogaz në mbeturina. Ato tash lirohen, dhe pak ndonjë shkëndijë të paraqitet, ajo fillon të digjet. A e dini se në vendet e jashtme, nga ajo mbeturinë bëhet biogaz. Tash këtu ka biogaz, vetëm se ne nuk dimë ta shfrytëzojmë atë energji, dhe merremi me çmendurin, në vend se të vijë Higjiena Komunale, me ide se si nga ajo mbeturinë të bëhet diçka e shfrytëzueshme, ne do t’i hedhim në Vardarishte apo në Drislla, dhe nga atje do të ndotet ajri. Dhe krejt kjo do të sillet për 20 vjet, dhe zgjidhje”, tha Dudush.

Instituti i Shëndetit Publik javën e ardhshme do të realizojë testimin

Pas kronikës së Portab.mk, Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur që javën e ardhshme të realizojë testim, për të vlerësuar dëmet e djegies së deponisë, ndërkaq sot pritet të takohen grupi i qytetarëve me përfaqësues të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Inspektoratet pa kapacitete të mjaftueshme

Shefi i Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Mirosllav Bogandovski në prononcimin e Portalb.mk, u shpreh i revoltuar për gjendjen e deponisë, sepse sipas tij, inspektorati që udhëhiqet nga ai, nuk ka kapacitet që të kujdestarojë 21 orë me deponinë, dhe kërkoi reagim nga Inspektorati i Komunës së Shuto Orizares. Por, nga ky i fundit, Gjoko Klinçareski, tha se nuk e di gjendjen mirë me situatën e deponisë, pasi që nuk e ka ndjek, dhe na drejtoi te kryetari Dudush.

Përndryshe, deponia e egër (mbetjet e hedhura) në pjesën ndërmjet komunës Shuto Orizare dhe Vizbeg ka disa ditë që është djegur. Nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit, deri tash nuk janë kapur 

LEXO: Maqedoni, Instituti i Shëndetit s’i ka testuar dëmet e djegies së deponisë në Shutkë
LEXO: Djegia e deponisë në Shutkë: Banorët e Çairit, Butelit dhe Vizbegut po thithin helm(FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button