“Politika” e Serbisë luan në kavall rus

Gazeta më e vjetër ditore “Politika” në uebfaqen e saj të mërkurën në mbrëmje ka publikuar një tekst për kandidatët presidencial për zgjedhjet në Maqedoni të cilat do të mbahen më 21 prill, duke shpërndarë spekulime, por edhe vlerësime që nuk e përshkruajnë realitetin, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Përskaj spekulimeve, të cilat qartë janë të theksuara si të tilla, se Ali Ahmeti dhe BDI janë gjunjëzuar përpara LSDM-së dhe janë pajtuar me kandidat konsensual pasi që kanë qenë fajtor për arratisjen e Gruevskit, gjegjësisht i kanë ndihmuar. Autori si arsye të dytë të mundshme për këtë hap thekson se “Fiasko e pushtetit në referendum të Marrëveshjes së Prespës, pas së cilës nuk është përjashtuar mundësia që opozita të fitojë në zgjedhje”.

Vlerësimi se referendumi ka përjetuar fiasko nuk është diçka e re, pasi që shumë herë është përsëritur në mediat e Maqedonisë me anim drejt opozitës, por edhe në shumë media ballkanike me politikë të qartë redaktuese – proruse. Rusia, të rikujtojmë, fuqishëm e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës dhe e ka shpallur jo-legjitime. Analistët atë e interpretojnë si ofensivë të qartë kundër Marrëveshjes së Prespës, i cili mundëson hyrje të Maqedonisë në NATO, ndaj së cilës Federata e Rusisë në mënyrë energjike e ka kundërshtuar.

Megjithatë, faktet për referendumin flasin diçka tjetër – referendumi në Maqedoni për Marrëveshjen e Prespës ishte konsultativ, por dhe si i tillë, ka tërhequr 666.000 votues prej të cilëve 91.46% e votuesve kanë votuar për pranim të Marrëveshjes së Prespës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button