Belbëzimi – problem jo vetëm i të folurit, por edhe social dhe emocional

Belbëzimi është fenomen i zakonshëm i cili prek mbi pesë për qind të fëmijëve parashkollor, por edhe shumë të rritur të cilët nuk kanë marrë ndihmë në kohën e duhur, për të tejkaluar këtë problem në fëmijëri. Rezultat janë problemet e shumta sociologjike dhe psikologjike, mungesa e vetëbesimit, mbyllja në botën e tyre dhe dështimi për të realizuar ëndrrat personale dhe profesionale.

Silvana Filipova
Silvana Filipova

Për të gjitha aspektet e belbëzimit, si dhe mënyrat dhe teknikat për tejkalimin e saj, Silvana Filipova, logopede e të folurit dhe drejtoreshë e Institutit për Rehabilitimin e të të dëgjuarit, të folurit dhe zërit i sqaron në intervistë për Panacea.mk.

Çfarë dukurie është belbëzimi dhe sa shpesh paraqitet?

Filipova: Belbëzimi është çrregullimi i ritmit dhe tempos së të folurit, gjegjësisht çrregullim i organizimit segmental dhe supra-segmental të të folurit. Personi që belbëzon e di se çfarë dëshiron të thotë dhe mendimi i tij është formuluar, por nuk mund ta shprehë atë për shkak të bllokimeve që janë rezultat i ngërçeve që shfaqen gjatë belbëzimit. Belbëzimi zakonisht ka të bëj me përsëritjen e tingujve të parë ose rrokjeve të para, fjalëve fillestare, ndërsa më rrallë të fjalëve që janë në mes të fjalisë. Kur belbëzimi  të shfaqet edhe në mesin e fjalisë, atëherë bëhet fjalë për një formë më të rëndë.

Fluksi i mendimeve tek fëmijë është shumë i shpejtë, ndërsa aftësitë motorike të organeve të të folurit nuk mund ta ndjekin, dhe si rezultat fëmija shpesh i ngatërrohet, ndalon, ndërsa këtë gjendje shpesh e përkeqësojnë edhe prindërit të cilët gjithmonë nxitojnë diku, nuk u kushtojnë shumë kohë fëmijëve dhe nuk i dëgjojnë ato.

Ngërçet që shfaqen gjatë belbëzimit mund të jenë klonike, tonike, klonike-tonike ose tonik-klonike, në varësi të llojit të ngërçit që dominon. Zakonisht janë të lokalizuara në organet e frymëmarrjes ose në organet e artikulimit. Personat që belbëzojnë, për të anashkaluar ngërçin ose, për ta ulur atë, përdorin strategji të ndryshme kompensuese si futjen e fjalëve, ndryshimin, si një përpjekje për të thënë diçka apo përpjekje afonike që manifestohen me ngërçe të forta të fytyrës, por madje edhe të trupit. Disa persona që bejbëzojnë kanë ndërtuar sisteme të tëra sjelljesh dhe fjalët e vështira i zëvendësojnë me disa të tjera, dhe në këtë mënyrë harxhojnë shumë energji mendore për t’u shprehur.

Çka e shkakton belbëzimin?

Filipova: Ekzistojnë një numër i madh teorish që përpiqen të shpjegojnë shkakun e belbëzimit, por akoma nuk mund të thuhet me siguri se cili është shkaku që çon në shfaqjen e kësaj gjendje. Mendohet se belbëzimi ndodh si rezultat i veprimit reciprok të dy grupeve të faktorëve, të brendshëm dhe të jashtëm. Njëra është prirja specifike – predispozita për shfaqjen e belbëzimit dhe tjetri është faktori provokues ose situata problematike e një natyre tjetër në të cilën fëmija nuk mund të përshtatet në mënyrën adekuate. Kur këta faktorë të veprojnë në të njëjtën kohë, atëherë krijohen kushte për të bëlbëzuar.

Zakonisht shfaqet midis moshës dy dhe pesë vjeçare, kur zhvillimi i të folurit është më intensiv. Gjatë kësaj periudhe krijohet baza e të folurit dhe fëmija e mëson sintaksën dhe semantikën, përdor fjalë më komplekse dhe përpiqet të tregojë fjali më komplekse. Tek fëmijët e kësaj moshe fluksi i mendimeve është shumë i shpejtë, ndërsa aftësitë motorike të organeve të të folurit nuk mund ta ndjekin, dhe si rezultat fëmija shpesh i ngatërrohet, ndalon, ndërsa këtë gjendje shpesh e përkeqësojnë edhe prindërit të cilët gjithmonë nxitojnë diku, nuk u kushtojnë shumë kohë fëmijëve dhe nuk i dëgjojnë ato. Shpesh u tregojnë fëmijëve se si të flasin, i korrigjojnë nëse gabojnë dhe e bëjnë problemin edhe më të komplikuar. Nëse ky problem nuk tejkalohet në moshën parashkollore, në shkollë belbëzimi përkeqësohet, sepse vetë shkolla paraqet kërkesa më të mëdha për fëmijët.

A shkakton belbëzimi probleme të tjera, përveç atyre të të folurit?

Filipova: Kjo është një gjendje e ndërlikuar që pasqyron vetëbesimin e personit, i cili shpesh ballafaqohet me tallje dhe moskuptim nga rrethi i njerëzve që nuk janë të vetëdijshëm për problemin e tij. Problemi i të folurit në këtë rast është më i vogli, është pjesë e ajsbergut që duket, por nën të qëndrojnë probleme të tilla si socializimi, problemet sekondare psikologjike, vetëbesimi, pasiqë këta janë persona që janë shumë të ndjeshëm. Ata zakonisht me intelegjencë mbi mesataren, pasiqë vështirë shprehen dhe nuk kanë vetëbesim, shpesh herë ato nuk mund të realizohen në jetë.

 Si tejkalohet belbëzimi?

Belbëzimi trajtohet në atë mënyrë që, ato fëmijë të cilët nuk mund të tejkalojnë, të mësojnë disa nga teknikat kompensuese dhe se si të përballen me belbëzimin, pasiqë tek disa individ kjo mbetet karakteristikë për ta deri në fund të jetës së tyre.

Filipova: Statistikat tregojnë se rreth pesë përqind e fëmijëve parashkollorë përballen me këtë problem. Shumica e tyre e tejkalojnë këtë, përveç një deri dy përqind që dështojnë. Belbëzimi trajtohet në atë mënyrë që, ato fëmijë të cilët nuk mund të tejkalojnë, të mësojnë disa nga teknikat kompensuese dhe se si të përballen me belbëzimin, pasiqë tek disa individ kjo mbetet karakteristikë për ta deri në fund të jetës së tyre.

Trajtimi i belbëzimit është shumë i ndërlikuar. Zakonisht publiku profesional pretendon se është vetëm problem i të folurit, por në fakt është më shumë se kaq. Simptomat e belbëzimit manifestohen në planin bio, psikologjik, social dhe gjuhësor. Prandaj trajtimi duhet të jetë i kompletuar dhe multidisiplinar.

Logopedët rekomandojnë që, kur prindërit të vërejnë belbëzimin tek fëmija, menjëherë të fillojnë me trajtimin për ta tejkaluar këtë gjendje, sepse koha është shumë e rëndësishme në rritjen e shanseve për ta tejkaluar atë. Për shembull, nëse është shfaqur në moshën parashkollore, ndërsa prindërit vijnë për të kërkuar ndihmë në moshën adoleshente, atëherë situata është më e vështirë, të folurit tashmë është i automatizuar, por tashmë janë shfaqur edhe problemet sekondare psikologjike. Prandaj, më së miri trajtohet derisa të folurit nuk është i stabilizuar dhe automatizuar në moshën parashkollore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button