Ish-shefi i fushatës së Trumpit u dënua me burgim

Paul Manafort, ish-udhëheqësi i fushatës presidenciale të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është dënuar me 47 muaj burgim për mashtrime bankare si dhe ato me taksa.

Ai është shpallur fajtor vitin e kaluar për fshehje të miliona dollarëve të ardhura nga aktiviteti këshillues që ka pasur në politikën e Ukrainës, transmeton REL.

Manafort, të cilit do t’i numërohen ditët e qëndrimit në burg, duhet të paguajë 18 milionë dollarë kthim të të hollave që ka fshehur dhe 50,000 dollarë gjobë.

Ai ka thënë në gjykatën në Aleksandri të Virxhinias se “dy vjetët e fundit kanë qenë më të vështirat në jetën time”.

Manafort pritet të dënohet javën tjetër në një tjetër rast, që ka të bëjë me lobimin e tij joligjor.

Këto akuza rrjedhin nga një hetim që është duke iu bërë fushatës së Trumpit dhe mundësisë së ndonjë bashkëpunimi me Rusinë më 2016.

Këshilltari Special, Robert Mueller, pritet të përfundojë hetimin e tij 22-mujor, i cili i ka vënë një hije të rëndë presidencës së Trumpit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button