Klubi Feminist i UEJL-së ka publikuar sot videon “Ƨkanë ndryshuar gjërat” (VIDEO)

Një video me histori të tre grave të tre gjeneratave të ndryshme është publikuar sot nga Klubi Feminist i UEJL-së. Ata thonë se ky projekt ka pasur për qëllim që të shihet se si ka ndryshuar pozita e gruas ndër vite, njofton Portalb.mk.

Videoja titullohet “Ƨkanë ndryshuar gjërat”. Shkronja S e mbrapshtë qëndron për të lënë vetë shikuesin të vendosë nëse gjërat kanë ndryshuar ose jo, njoftojnë nga Klubi Feminist.

Në video tregohet se cilat kanë qenë obligimet e gruas para 60 vitesh, se si punët e shtëpisë dhe edukimi i fëmijëve kanë qenë barrë vetëm e gruas dhe si të njejtat me kalimin e viteve janë bërë detyrë e të dy prindërve.

“Ne deshëm që nëpërmjet kësaj video të regjistrojmë historitë e gjysheve tona, mënyrën se si ato kanë jetuar dhe cilat kanë qenë sfidat më të mëdha atëhërë. Për të krahasuar të njejtat me kohët e sotme, kemi futur në video edhe historitë e dy gjeneratave më të reja”, thonë nga Klubi Feminist.

Ndryshe, ky projekt është realizuar me rastin e Ditës së Gruas, 8 Marsit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button