Automobili më i shtrenjtë në botë Bugatti është shitur për 16.7 milionë euro

Automobili më i shtrenjtë në historinë e modelit luksoz sportiv të Bugatti-t është shitur për 16.7 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kupe Voiture Noire (Automobil i zi) është makinë e ulët sportive me një motor prej 16 cilindrash unik në botën e automobilave me konfortin e një limuzine luksoze.

Bugatti këtë javë e prezantoi në panairin e automobilave në Gjenevë, ndërsa kompania të enjten bëri të ditur se ka shitur me çmim rekord.

Identiteti i blerësit nuk është zbuluar, por është e qartë se kjo shitje do të përmirësojë më tej imazhin e Bugatti-t si prodhues i makinave luksoze.

“Forma e vërtetë e luksit është individualiteti”, tha Stephan Winkelmann, president i Bugatti-t, që është në pronësi të Volkswagen Group.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button