UEFA ka gjobitur trajnerin Simeone për gjestin e turpshëm me Juventusin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është gjobitur por megjithatë ka shmangur një dënim më të ashpër për gjestin e turpshëm të cilin e bëri gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) tha se Simeone është gjobitur me 20 mijë euro për sjelljen e tij të pahijshme, gjatë ndeshjes në të cilën ekipi i tij mundi kampionin italian 2:0 në Madrid muajin e kaluar.

Ndeshja e kthimit në Torino është të martën.

Kujtojmë se në ndeshjen e lartpërmendur, Simeone u kthye nga tifozët e ekipit të tij, dhe bëri gjestin pasi mbrojtësi i Atleticos, Jose Maria Gimenez shënoi në fund të ndeshjes së parë.

Trajneri argjentinas u arsyetua se kishte dashur të thotë se ka guximin për të marrë vendime të rrezikshme gjatë përzgjedhjes.

Dy ditë më vonë, ai kërkoi falje.

Krahas kësaj UEFA gjobiti edhe Atleticon me 38 mijë euro me akuzat se tifozët kanë hedhur objekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button