Pas fundit të luftës me DEASH-in në Irak, 4.720 trupa të pajetë janë nxjerr nga rrënojat

Gjithsej 4.720 trupa të pajetë janë nxjerr nga rrënojat e qytetit Mosul të Irakut, që kur lufta tre vjeçare e Irakut me grupin terrorist DEASH përfundoi në vitin 2017, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Fadel al-Gharawi, për AA tha se nga ky numër rreth 2.665 janë identifikuar, ndërsa pjesa tjetër mbeten të paidentifikuar.

Mijëra civilë në Mosul besohet se janë vrarë në konflikt, pasi qyteti iu nënshtrua sulmeve të ashpra nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA-të, i hartuar në vitin 2014 për të luftuar grupin terrorist.

Në fund të vitit 2017, ushtria irakiane mori nën kontroll Mosulin, i cili ishte bastioni i fundit i DEASH-it në Irak, me këtë duke shpallur fitore mbi grupin terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button