Limaj: Nga sot Kosova ka pozicion zyrtar në dialog

Pas miratimit në Kuvend të projektligjit për dialogut dhe Platformës, kryetari i Ekipit negociator Fatmir Limaj ka thënë se është një lajm i mirë, përcjell Koha.net. 

“Kanë ndodhë dy ngjarje të rëndësishme, Parlamenti ka votuar ligjin për delegacionin mbi të gjitha platformën. Nga sot Kosova e ka një pozicion zyrtar dhe një zë që ka votuar në Kuvend. Negocimi e mundshëm me Serbinë do ta ketë platformën. Kjo platformë mbështetet tërësisht në Kushtetutën e Kosovës ndërsa delegacioni është votuar nga Parlamenti dhe platformën e ka delegacioni shtetëror i mbështetur në parlament”, tha ai.

Limaj gjithashtu ka thënë se ligji i përcakton kompetencat e këtij ekipi, transmeton kp.

“Ligji i përcakton kompetencat, më shumë merret me kompetencat. Ndërsa platforma i ka parimet. Janë diku dhjetë parime që janë udhërrëfyes mes dialogut Kosovë- Serbi”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button