Kompania gjermane “Gereshajmer” do të hapë fabrikë në Bunarxhik, do të hapen 400 vende pune

Kompania gjermane “Gereshajmer” do të hyjë në tregun e Maqedonisë me investim në Bunarxhik, që do të realizohet në disa faza, njoftuan sot kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev, transmeton META, përcjell Portalb.mk. 

Fabrika, për prodhim të paketimeve dhe produkteve farmaceutike, do të fillojë të ndërtohet këtë vit, ndërsa prodhimtaria pritet të fillojë vitin e ardhshëm. Priten 400 punësime. Qeveria nuk ka zbuluar se sa do të kushtojë ky investim, por ka njoftuar se do të jetë një nga investimet më të mëdha.

“Ky është investimi i dytë pas ftesës për anëtarësim në NATO. Investitorët e njohin stabilitetin dhe sigurinë e vendit si destinacion. Nga fillimi i mandatit deri tani, kemi 18 investime në zonat e ZHTI dhe jashtë. Qëllimi ynë është t’i mbajmë të rinjtë, të hapim vende pune me të ardhura të denja”, ka thënë Zaev.

Zëvendëskryeministri Koço Angjushev tha se “Gereshajmer” ka 50 fabrika në 13 shtete në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa fabrika në vendin tonë është e para në Evropën Juglindore.

“Kompania është themeluar në vitin 1864 dhe ka qarkullim prej 1.3 miliardë euro, që është sa një e treta e buxhetit të Maqedonisë. I kam vizituar fabrikat në Gjermani dhe Çeki; bëhet fjalë për fabrikë me teknologji të lartë e cila është e specializuar për prodhim të paketimeve për industrinë farmaceutike, si stilolapsa për insulinë, inhalatorë për astmë, për matje të sheqerit në gjak, etj”, tha Angjushev.

Ai shtoi se do të punësohen inxhinierë dhe do të hapen vende punë me njohuri të teknologjisë së lartë.

Në pyetjen se si do të sigurohen këta punëtorë, kur shteti ka mungesë të kuadrit të tillë, Angjushev u përgjigj se ideja është që të hapen 400 vende pune të cilat paguhen mirë, me personel me kualifikim profesional të lartë, se sa 6.000 vende me pagë të ulët.

“Jemi duke e përshtatur sistemin arsimor për nevojat e industrisë, jemi duke e riorganizuar arsimin në dual, jemi duke e rritur kapacitetin e profesioneve teknike. Gjithashtu kemi edhe një maksimum prej 20 milionë euro për rikualifikim të personave pa punë. Masat po japin fuqi punëtore cilësore për industrinë”, u përgjigj Angjushev i cili pret që deri në fund të vitit numri i investimeve do të rrumbullakohet në 30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button