“E dua Vodnon”: Ligji i propozuar për Vodnon dhe Matkën, larg premtimeve të Shilegovit

“Në aq shumë debate, takime, mbledhje dhe mjete të tatimpaguesve, të dhëna për ekspertë dhe honorare, grupet e punës që janë të obliguara për përpunim të këtyre ligjeve na japin ligj të vjetër-ri për Vodnon, pa ndryshime rrënjësore, dhe i përpiluar para 40 vjetësh”, kështu ka reaguar organizata “E dua Vodnon”, pas paralajmërimeve se për Vodnon dhe Matkën është përpiluar ligj i ri, njofton “Meta”.

Zëvendësministri për Ambient Jetësore dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli sot deklaroi se janë nga fundi ligji i ri për Vodnon dhe Matkën.

“Do të ekzistojnë zona të mbrojtura, në të cilat nuk do të mund të bëhet asgjë, ndërkaq në të tjerat do të mund të intervenohet për rekreacion dhe për objekte”, tha Makraduli, para se të fillojë punëtoria për përgatitjen e “Planit Nacional të Integruar të Energjisë dhe Klimës 2020-2030″, transmeton Portalb.mk.

“E dua Vodnon” ka reaguar ndaj pjesës “rekreacion dhe objekte”, duke e paraqitur si “lex specialis” të premtimeve të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button