Parlamenti Studentor i UEJL për 7 Mars ka shprehur mirënjohjen ndaj profesorëve nëpërmjet një programi artistik (VIDEO)

Parlamenti dhe Asociacioni Studentor (PAS) sot në Universitetin e Evropës Juglindore, organizoi një program të shkurtër artistik, me poezi dhe muzikë instrumentale, me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsit. Nga ana e PAS ishin të ftuar stafi akademik dhe administrativ, për t’u shprehur mirënjohjen për punën që bëjnë, njofton Portalb.mk.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti, i cili theksoi se për të kjo festë është e shenjtë.

“Ta festojmë çdo vit këtë festë të shenjtë, për t’ia kthyer dinjitetin, sepse ka humbur dinjiteti i mësuesve. Dikur të qenit mësues ishte punë e shenjtë, sot fatkeqësisht nuk mund të themi se është. Jo vetëm në aspekt material, por po flas për aspektin e statusit të mësuesit në shoqëri”, tha Bexheti.

Kjo festë festohet pasi që më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button