Deponia e Pelenicës, tenderi për rrethojën do të hapet të hënën

Tenderi për rrethojën e deponisë së egër me lindan toksik në Pelenicë, duhet të hapet të hënën, deklaroi për “Meta”, sekretarja shtetërore e Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Ana Petrovska, transmeton Portalb.mk.

Tenderi në fillim u paralajmërua se do të publikohet në fund të vitit 2018-të, kurse më pas për në fund të muajit janar të këtij viti. Sipas Petrovskës, Ministria tashmë e ka dërguar specifikimin e rrethojës deri te Biroja për Furnizime Publike, por u është kthyer.

“Na kanë kthyer nga Ministria e Financave, respektivisht nga Biroja për Furnizime Publike, sepse duke shpejtuar, specifikimi i rrethojës nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm. I kemi përgatitur dokumentet e nevojshme, e kemi përpunuar projektin dhe tenderi duhet të hapet të hënën”, tha Petrovska.

Në pyetjet se a do të ndikojë procesi parazgjedhor për hapjen e tenderit, Petrovska tha se kjo nuk do të ndikojë, sepse tenderi ka qenë i paraparë me planin e Ministrisë qysh më herët, dhe i njëjti mund të hapet dhe realizohet gjatë periudhës zgjedhore.

Specifikimi i rrethojës së deponisë së egër, parasheh që ajo të jetë tel, i lartë dy metra dhe i gjatë 350 metra.

LEXO: Lindani kancerogjen prej OHIS-it për 50 vite metastazon, secila qeveri e injoron (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button