Më 7 maj, Papa Françesku do të arrijë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Zyra e shtypit në selinë e Shenjtë në Vatikan, e ka publikuar programin për vizitën e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut, i cili do të vizitojë Shkupin, vendlindjen e Shënjëtores Nënë Tereza.
 
Është paraparë që në mëngjesin e 7 majit, Papa Françesku të arrijë në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
 
Pas pritjes zyrtare, Shenjtëria e Tij, Papa Françesku do të takohet me kryetarin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me korin diplomatik.
 
Gjatë kësaj vizite në vend, Ati i Shenjtë do të takohet me udhëheqësit fetar dhe personat e varfër.
 
Në programin për udhëtimin apostolik të Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut, parashikohet që Ati i Shenjtë të shërbejë Liturgji të shenjtë dhe më pas të marrë pjesë në takim ekumenik dhe religjioz me të rinjtë.
 
Ati i Shenjtë, udhëtimin e tij të 29-të apostolik do ta përfundojë në orët e pasditës së datës 7 maj, duke realizuar takim me priftërinjtë, familjet e tyre dhe me personat që i janë përkushtuar fesë, e më pas do të kthehet në Romë.
 
Paraprakisht Ati i Shenjtë do t’i vizitojë qytetet Sofje dhe Rakovski në Republikën e Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button