Gazetari ka detyrë të informojë, nuk mund mos të dijë çfarë dhe pse shkruan!

Burimi: KriThink

Në kohën kur rrjetet sociale kanë lehtësuar komunikimin mes njerëzve, është lehtësuar edhe puna e mediave të internetit, të cilave, rrjetet sociale u nevojiten më së shumti për të grumbulluar klikime. Ka informata që në raste të caktuara mund të shndërrohen në lajm nga publikimi i zyrtarëve në rrjetin social Facebook, por ka dhe të tilla që realisht nuk japin informata, e as që kanë interes publik. Lloji i tillë i publikimeve ju merr kohën tuaj dhe në mungesë të argumenteve krijon konfuzion te ju. Prandaj, duhet pasur shumë kujdes se prej ku vendosni të informoheni.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli: PRRRRRRC… (foto)

Data e publikimit: 27.02.2019

Data e recensionit: 06.03.2019

Recensuese: Ajnur Bafqari

Në tekstin që po recensojmë, autori ka përdorur një publikim nga rrjeti Fejsbuk të deputetit, Muhamed Zeqiri, për të bërë një informatë pa vlerë. Teksti nuk ka as fakte, as informata e argumente, por mbi të gjitha nuk ka interes publik.

“Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri ka vazhduar komententet e tij kundër BDI-së dhe Talat Xhaferit, njofton agjencia e lajmeve INAPor sonte ai është shfaqur me një koment intersante që nuk dihet se kujt i dedikohet se për çka bëhet fjalë.” shkruan në tekst.

 

Koncepti i manipulimit “Thirrje në autoritet”
Kjo është një tendencë ku gazetari thirret në autoritetin e personit që e ka bërë publikimin për të atribuar vërtetësinë e deklaratës. Mesazhi propagandues interpretohet si i vërtetë vetëm sepse është transmetuar nga një person i skenës politike.

Gazetari ka detyrë të informojë, nuk mund mos të dijë çfarë dhe pse shkruan!
Duke shfrytëzuar një temë që ka interes të madh tek opinioni, ndjeshmërinë e lexuesve ndaj zënkës së një deputeti me kryeparlamentarin, autori ka dashur të nxis kureshtjen e tyre duke e prezantuar si informatë të denjë që të shtojë klikimet. Por ju ka mashtruar, pasiqë në tekstin që e ka shkruar nuk dihet madje as se cili ka qenë qëllimi i atij postimi, aq më pak, kujt i është dedikuar. Kjo nuk lejohet në gazetari, në të cilën gjëja e parë është: të informosh!

Nëse hasni tekst i cili më shumë ju shton pikëpyetje, se sa ju jep përgjigje, mos humbni kohë, nuk ia vlen.

Lexues, është e qartë që ky tekst nuk ka patur shumë investim nga ana e autorit, nuk ka argumente dhe fakte. Ndërkaq, të kopjosh dhe të përcjellësh një publikim Fejsbuku është diçka që mund ta bëni edhe vetë. Por interpretimi ose komentimi i publikimit duke e vënë në kontekst të lajmeve dhe duke i shtuar informata të reja dhe relevante, do të ishte lajmi të cilin ju do të duhej ta lexonit, dhe autori i këtij teksti nuk ua ka mundësuar këtë gjë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button